Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar dy persona, pasi që janë kapur në flagrancë duke tentuar ta vjedhin shtëpinë e një personi tjetër në rrugën Fatos Ademaj në Pejë.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit që provuan të vidhnin, janë dërguar në mbajtje.