Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

“Deputetët e Vetëvendosjes me 1 shtator do protestojnë brenda sallës së Kuvendit”

$
0
0

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media bëri të ditur se do të protestojnë kundër marrëveshjes për Demarkacion pikërisht kur kjo marrëveshje pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës, me 1 shtator.

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se deri më tani nuk kanë arritur në ndonjë marrëveshje me partitë e tjera opozitare që të bëhen bashkë për këtë protestë.

“Deri në tani takimet nuk kanë qenë të suksesshme. Por ne jemi të hapur që të bashkëpunojmë”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se me 1 shtator deputetët e subjektit të tij politik do të jenë brenda sallës dhe jo me protestuesit në qytet.

“Ne do të jemi në protestë por brenda sallës së Kuvendit të Kosovës do ta pamundësojmë ratifikimin e Demarkacionit”.

Por ai ka refuzuar të përgjigjet se në çfarë mënyre do të pamundësohet ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion, duke thënë se masat do të shihen me 1 shtator.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380