Të paktën katër pasagjerë iu mbijetuan valëve të ujit të detit Sulwesi gjatë së dielës, pasi braktisën tragetin me të cilin po udhëtonin, ndërkaq sipas autoriteteve në mesin e të shpëtuarve gjatë ditës ishte edhe një fëmijë.
Varka e cila po bartte rreth 122 persona, ishte drejtuar për në Gjirin Bone, por që u la në mëshirën e fatit në detin e trazuar të Islandës, transmeton Klan Kosova.
Për fatin e familjarëve të tyre të cilët u zhduken së bashku me varkën indoneziane ende nuk dihet. Raportimet e fundit nga autoritetet policore vijnë se deri më tani 25 persona janë shpëtuar nga deti, por në mesin e tyre dhe 3 të vdekur.
Ekipet e shpëtimit sipas zyrtarëve u penguan të kryejn punën e tyre nga erërat e forta.