Një imam dhe asistenti i tij janë qëlluar me armë zjarri për vdekje derisa po ecnin rrugës në Queens, New York, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Zëdhënësi i policisë ka njoftuar se i armatosuri ishte afruar nga prapa dhe kishte qëlluar dy viktimat.
Imam Maulama Akonjee, 55 vjeçar, kishte ardhur në New York dy vjet më parë nga Bangladeshi.
Policia pohon se nuk ka indikacione se imami dhe asistenti i tij u vranë për shkak të besimit të tyre.
Derisa një njeri duke mbajtur një armë është parë tek lë vendin e ngjarjes në Ozone Park, por ende askush nuk është arrestuar.
Imami Akonjee dhe asistenti i tij, Thara Uddin, 64 vjeçar, u qëlluan krejt afër xhamisë al-Furqan Jame rreth orës 13:50 sipas kohës lokale të shtunën.
“Ai ka qenë një njeriu që nuk e ka lënduar as një mizë”, thotë nipi i imam Akonjees, Rahi Majid.
“Ka mundur të vërehet paqja që ka transmetuar vetëm më figurën e tij”.
klankosova.tv