Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Michael Phelps fiton të artën në garën e fundit

$
0
0

Michael Phelps ka fituar medaljen e 23 të artë në Lojëra Olimpike në garën e tij të fundit në karrierë – 4 here 100 metra stil i përzier në ekip, njofton Klan Kosova.

Phelps, 31 vjeçar, vetëm në Rio fitoi pesë medalje të arta, ndërsa natën e mbrëmshme, bashkë me tre bashkënotarët, Ryan Murphy, Cody Miller dhe Nathan Adrian, vendosen një rekord të ri, duke përfunduar garën për tre minuta e 27.95 sekonda.

Vendin e dytë e zuri Britania që e përfundoi garën rreth 2 sekonda me vonë, ndërsa e treta u pozicionua Australia.

“Duke zbritur nga autobusi sonte dhe duke ecur për në pishinë gati sa nuk mbeta i bllokuar”, tha Phelps.

“Nxehjet e fundit, hera e fundit që vishja kostumin, hera e fundit që dilja para njerëzve, hera e fundit që po përfaqësojë vendin tim, është vërtetë çmenduri”.

“Kjo është mënyra se si kam dashur ta përfundoj karrierën time. Kam jetuar një ëndërr. Dhe mënyra se si shkuan këto gara është mënyra përfekte për ta përfunduar”.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>