Babë e bir kanë rënë në pranga të policisë së Fierit. Ata janë kapur me drogë. Sipas policisë lënda narkotike, e llojit kanabis, ishte e “ndarë”.
Kështu 53-vjeçari Bilbil Rexhaj, banues në fshatin Ferras ka pranuar se sasia e bimëve të kanabisit që i është gjetur, në bodrumin e shtëpisë ishte e tij.
Por policia disa metra larg nga banesa ka gjetur një parcelë po me kanabis. E për këtë përgjegjësinë e ka marrë djali 16-vjeçar F.R. Ky i fundit iu ka thënë efektivëve të policisë se drogën e kishte mbjellë vetë. /tvklan.al