Në Shalë të Lipjanit, si pasojë e një aksidenti në mes një traktori pa targa dhe një veture të tipit Golf IV, ka humbur jetën shoferi i automjetit.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda nga aksidenti, dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Në po të njëjtin aksident, edhe një tjetër person ka marrë lëndime të rënda dhe është përcjellë për në spital.
Policia njofton se lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.