Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Mbyllet tregu i kafshëve në Drenas, shkak sëmundja

$
0
0

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Drenasit, e ka mbyllur tregun e kafshëve në Komoran dhe Drenas.

Vendimi për të mbyllur këtë treg, ka ardhur pas vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si masë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Gungore të Lëkurës.

“Inspektoret Komunal do të bëjnë inspektimin e tregut të kafshëve në Komoran ditën e shtunë dhe në Drenas ditën e enjte, si dhe eventualisht nëse bëhet zhvendosja e tregut në rrugë apo hapësira tjera do të merren masa për largimin e tyre”, thuhet në njoftimin e inspektoratit.

Po ashtu, ky inspektorat u bën thirrje qytetarëve që t’i shmangen tregut të kafshëve  ndërsa pronarëve, që t’i lajmërohen Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Drenasit në rast se posedojnë kafshë të infektuar nga sëmundja.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>