Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38420

Gruaja shtatzënë aborton “fëmijën sirenë” (Foto)

$
0
0

Nëna 23 vjeçare  Wu, ishte gjashtë muajshe shtatzënë kur u ekzaminua nga mjekët në qytetin Yichang, në provincën qendrore Hubei të Kinës . Skanimet treguan që fëmija i saj i pa-lindur nuk ka dy këmbë, por në vend të tyre kishte “bisht” në rritje, transmeton Klan Kosova.

Bëhet e ditur se fetusi gjithashtu nuk kishte fshikëz dhe mëlçinë e kishte shumë të shkurtër.

Mjekët në spital i thanë se fetusi po vuan nga një gjendje e njohur si sirenomalia, ose “Sindroma Sirenë”, një deformim i rrallë ky, në të cilin këmbët janë të ndërfutur së bashku, duke i dhënë pamjen e bishtit të sirenës.

Pavarësisht se e mbajti fetusin për gjysmë viti, Wu vendosi ta ndërpresë shtatzëninë e saj, meqë specialistët vlerësuan që fëmija do të jetë në gjendje të mbijetojë vetëm për pak orë pas lindjes.

Shkaqet e Sindromës së Sirenës janë ende një mister mjekësor, dhe thuhet se ndodhë një në 100.000 shtatzëni.

Shiloh Pepin, amerikania e njohur si “vajza sirenë”, u përballë me një nga rastet më mirë të dokumentuara botërore të sirenomalisë.

Pavarësisht se i ishte nënshtruar 150 operacioneve gjatë jetës së saj relativisht të shkurtër, ajo megjithatë ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 10 vjeçare.

371774DD00000578-0-image-a-2_1470869077854 371774F100000578-0-image-a-3_1470869081673


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38420


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>