Disa njerëz janë vrarë në një sulm me armë dhe bomba në kryeqytetin e Somalisë, Magadishu.
BBC shkruan se dëshmitarët janë shprehur se pas sulmeve ka tym të dendur si dhe shumë persona janë të plagosur. Kurse Reuters raporton për së paku tre persona të vrarë në këtë vend.
Sulmet filluar me disa të shtëna, duke vazhduar më pas me një makinë bombë kur në vendin e ngjarjes mbërriti policia,transmeton Klan Kosova.
Ende nuk është e qartë se kush fshihet prapa këtyre sulmeve.
Zyrtari i policisë, Ahmet Abdiweli është shprehur se shumica e viktimave janë civil.