Ministria e Arsimit nuk ka në programin e saj mësimin e shkathtësive.
Për këtë arsye prindërit detyrohen që fëmijët e tyre t’i dërgojnë nëpër kurse me pagesë, njofton Klan Kosova.
Përveç kurseve në Prishtinë po organizohen edhe kampe verore. Themeluesja e kampit veror “Lets the children play”, Blerina Lila, ka treguar aryset se pse ka vendosur që të themelojë një kamp veror.
Meqë nxënësit janë në pushim veror në kampe verore ata përveç mësimit edhe po kënaqen me shoqëri të reja e gjithashtu po mësojnë gjëra të cilat nuk i mësojnë në shkollë.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Rilind Matoshi.