Ragbi është futur për herë të parë si sport në Lojërat Olimpike dhe për herë të parë ka ndodhur edhe një propozim martese në këto lojëra.
Ragbistja braziliane ka pranuar propozim martese në Lojërat Olimpike të Rios nga e dashura e saj.
Isadora Cerullo, 25 vjeçare është përfaqësuese e Brazilit në Ragbi.
Pas ceremonisë së shpërndarjes së medaljeve, Marjorie Enya, e dashura e Cerullos, i ka propozuar asaj martesë, njofton Klan Kosova.
Enya ka dhënë edhe një fjalim tejet emocional para se çifti homoseksual të duartrokitej nga të gjithë në stadium, shkruan The Guardian.
“Po sa e morra vesh se ajo ishte në ekip të ragbitë dhe do të luante në Lojërat Olimpike e kam ditur se duhet të bëja diçka të tillë, diçka special për të”, ka thënë Enya. “E dija se tifozët e ragbitë janë të mrekullueshëm dhe do ta mirëprisnin një gjë të tillë”.
Çifti kanë qenë në një lidhje tash e dy vjet.
“Ajo është dashura e jetës time”, ka thënë Enya për BBC. Lojërat Olimpike po shkojnë drejt fundit, por për mua tash po fillon një jetë e re”.
“Unë desha t’u tregoj njerëzve se dashura gjithmonë fiton”.
Cerullo është rritur në Karolinën Jugore dhe ka dyshtetësi, atë Braziliane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Outsports, në këtë Lojëra Olimpike janë 45 atletë, që janë gejë, lesbike, biseksualë, transgjendër dhe interseks. Po ashtu edhe tre trajner, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv