Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

100 milionët që mund t’i humbim

$
0
0

Përmes Arbitrazhit kompania “Axos” po kërkon rreth 50 milionë euro kompensim për ndërprerje të privatizimit të Telekomit të Kosovës. Rreth 44 milionë euro të tjera po i kërkon kompania “Z-Mobile” si kompensim nga Telekomi i Kosovës.

Ndërkaq, së fundmi Gjykata Ndërkombëtare në Paris ka vendosur që Qeveria e Kosovës duhet t’ia paguajë shtypshkronjës austriake 5 milionë euro për ndërprerje të kontratës për shtypje të pasaportave.

Rreth 100 milionë euro është shuma e mjeteve që aktualisht qeveria e Kosovës rrezikon t’i humbë në procese të ndryshme gjyqësore.

Më katër qershor të vitit 2015 kompania “Axos Capital” e paditi Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID), për shkak të ndërprerjes së privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës.

Kompania në fjalë kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve për privatizimin e Telekomit, por privatizimi u ndal për shkak se nuk e mori bekimin e Kuvendit të Kosovës.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>