Shpërthimi i një bombe ka lëntë të vdekur të paktën 42 persona në qytetin Quetta në jug-perëndim të Pakistanit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Me dhjetëra njerëz mbetën të lënduar nga sulmi, i cili ndodhi në hyrje të departamentit të emergjencave, ku trupi i vrarë i një avokati të njohur ishte sjellë të hënën në mëngjes.
Policia pakistaneze, ka raportuar se dyshojnë që bomba ishte detonuar nga një sulmues vetvrasës.
Ndërsa, kryeministri pakistanez Nawaz Sharif e ka dënuar sulmin duke thënë se: “Askujt s’do t’i lejohet që të prishë paqen e provincës”.