Pas fitores historike të Majlinda Kelmendit në Lojrat Olimpike në Rio2016, shumë të famshëm shfrytëzuan rrjetet sociale për ta uruar atë e për të shprehur emocionet e tyre që Majlinda iu dha gjatë ndeshjes, njofton Klan Kosova.
Era Istrefi, e cila po shijon suksese të mëdha në karrierën e saj përtej trojeve ku flitet shqip, postoi një fotografi të Majlindës në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar “Made in Kosova”.
Pëlqimet dhe komentet për këtë fotografi e koment nga ana e këngëtarës tashmë me famë edhe në botë, kanë qenë të shumta.
Përveç Erës, në mesin e shumë të tjerëve që u ndjenë krenar për Majlinda Kelmendin, ishin: Genc Prelvukaj, Flori, Blerim Destani, Mc Kresha, Lorik Cana, Blero dhe shumë emra të tjerë.