Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Majlinda e artë lajm në mediat botërore

$
0
0

Mediat më të mëdha botërore, sidomos ato të sportit, kanë shkruar për fitoren e Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike dhe të gjitha pa përjashtim e kanë cilësuar atë historike.

Rrjeti televiziv më i fuqishëm në botë BBC ka shkruar se “Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë ndonjëherë për Kosovën”.

“Majlinda Kelmendi e fiton të artën për paraqitjen e parë historike të Kosovës në olimpiadë”, është titulli i gjigantit mediatik amerikan CNN, njofton Klan Kosova.

“Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë në histori – dhe është e arit”, shkruan The Guardian.

“Majlinda Kelmendi fiton të artën në xhudo, për t’u bërë e para në histori për Kosovën”, shkruan Eurosport.

“Kosova fiton medaljen e parë në Olimpiadë dhe atë të artë”, shkruan Yahoo Sports.

“Ylli i xhudos fiton medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike”, shkruan ITV News.

“Kelmendi bën historinë me medalje të artë për Kosovën”, shkruan Times of India.

“Kelmendi shkruan histori me medalje të artë për Kosovën”, shkruan Sport Star Live.

“Xhudistja bënë histori në olimpiadë për Kosovën”, shkruan Radio Europa e Lirë.

“Kosova fiton medaljen e parë të artë në olimpiadë”, shkruan US News.

“Xhudistja Kelmendi ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë”, shkruna Daily Sabah.

“Kosova fiton medaljen e parë të artë pas pavarësisë”, shkruan SB Nation

Fitoren e Majlindës e kanë bërë kryelajm edhe mediat ballkanike. Portali më i lexuar në Kroaci, Index.hr, shkruan se “Kosova fiton medalje – dhe atë të artë”.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380