Në një aksident trafiku në Rahovec kanë mbetur të vdekur tre persona.
Këtë lajm për Klan Kosovën e ka konfirmuar Avdi Berisha nga Policia e Kosovës, i cili ka shtuar se ende mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti, ku janë përfshirë dy vetura.
Po ashtu bëhet e ditur se i lënduar ka mbetur edhe një person, i cili në këto momente po trajtohet në spitalin rajonal të Gjakovës – Isa Grezda.
Përveç tyre dyshohet edhe për dy të lënduar të tjerë.
Aksidenti ndodhi në rrugën UÇK- gjegjësisht përballë restoratit Jaha në Rahovec.