Yahoo është duke hetuar për pretendimet e disa hakerëve të lidhur me kompanitë e mëdha si MySpace dhe LinkedIn, që kanë postuar detaje të rreth 200 milion përdoruesve të Yahoo për shitje në rrjetën e zezë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Emrat e përdoruesve, fjalëkalimet dhe data e lindjes janë duke u ofruar në shitje.
Duke përdorur emrin “Peace”, hakeri në fjalë ka deklaruar që të dhënat janë nga viti 2012.
Yahoo ka deklaruar që janë duke marrë seriozisht pretendimet dhe se është duke punuar që të vendosin faktet.