Përderisa njerëzit ishin mbledhur për të festuar tek festivali i birrës “Beer Fest”, ka ndodhur një incident, ku ka pasur të shtëna armësh, tashmë të konfirmuara nga policia.
Për të diskutuar më shumë rreth incidentit në një lidhje direkte për Klan Kosova, ka folur njëra nga organizatoret e “Beer Fest”, Engjellusha Latifi.
Sa i përket incidentit , Latifi nuk ka deklaruar shumë, përderisa arsyet ka thënë që nuk dihen.
“Ishte një panik e qytetarëve , përderisa ende nuk janë të qarta shkaqet”
“Ishte pika kulminante kur qytetarët po kënaqeshin më së shumti, dhe menjëherë ka filluar një panik, ndërsa ne ende nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur”
“Beer Fest ka për qellim promovimin e kompanive të ndryshme dhe nuk ka qëllime të këqija”
Se çfarë do të ndodh me festivalin “Beer Fest”, Latifi ka thënë që qytetarët do të informohen gjate orëve në vijim.
“Në orët në vijim pritet që të kemi informacione dhe do të jemi në kontakt në faqen tonë zyrtare në Facebook ku edhe do t’i informojmë qytetarët për të gjitha”
“Nuk besoj që do të kemi ndërprerje të festivalit mirëpo për çdo gjë do të jemi në kontakt me mediat”