Këngëtari Labinot Tahiri sot e ka ditëlindjen.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, duke shkruar:
“Sot, 36 vite më parë, Nëna ime e shtrejtë më solli në jetë dhe, sot, 36 vite më parë u linda nipi i parë nga ana e gjyshërve te dajtë dhe të axhallarët e mi! Sot, kam mbushur 36 vite jetë!
Pasuria më e madhe në jetën time, është se për tërë këto vite u njoha me ju dhe me shumë miq!
Këto vite ia kushtova vetes, familjes, prindërve, shokëve, dashamirëve e pak shoqërisë civile!
Më dhashtë Zoti ymër, që në vitet e ardhshme t’i dhuroj shërbim vetëm vendit dhe njerëzve të cilët e duan vendin tim Kosovën e Shqipërisë! Vjen një kohë që të gjithë ne e kuptojmë!! Se pasuria më e madhe është,kur ti mendon ti dhurosh të gjitha energjitë dhe gjithçka që ke nga vetja për të tjerët”.