Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Podujevë: 3000 punëtorë filluan punën në fabrikën e përpunimit të perimeve

$
0
0

Arban Abrashi, ministri i Mirëqenies Sociale ka thënë se mbi 3000 punëtorë kanë nisur angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujevë.

Abrashi ka treguar se edhe qindra punëtorë të tjerë pritet ta fillojnë punën.

Ky është postimi i plotë i Abrashit në Facebook.

Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikën, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabrikën, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë.

Atyre u shpjegova mundësitë dhe biseduam për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune.

Jam i sigurt që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>