Rreth orës 24:00 pritet që të arrijnë trupat e pajetë të viktimave kosovare të sulmit në Munih.
Për Kosova Direkt nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka folur Ministri i Diasporës, Valon Murati.
Për humbjen e jetëve të kosovarëve në sulmin e lartpërmendur Murati ka shprehur dhimbjen e thellë njëkohësisht ngushëllimet për familjarët e viktimave.
“Është një ndjesi jashtëzakonisht e keqe, veçanërisht për neve si Ministri e Diasporës. Gjatë këtyre muajve organizojmë aktivitete të ndryshme për pritjen e bashkatdhetarëve.”
“E këta të rinj i kemi pritur të kthehen për pushime në atdhe po ja që nuk do të vijnë. Besoj që të gjithë bashkatdhetarët, këtu, në Gjermani e kudo në botë janë duke e ndier këtë dhimbje.”
Për më tepër Murati tregoi edhe për frikën që më shumë shqiptare mund të jenë viktima të sulmeve nëpër botë.
“Jemi duke jetuar në një kohë me akte të vazhdueshme të terrorit, dhe duke qenë që ne kemi një diasporë të madhe në botë gjithmonë kam frikë që në mesin e atyre emrave do të jenë bashkatdhetarët tanë.”