Personazhë të Temës së emisionit Ora e Fundit janë familajrët e kosovarëve që humbën jetën nga sulmi në Mynih.
Zi, lot në sy e rrëfime rrënqethëse. Këto shihen e dëgjohen që nga e premta në familjet Segashi e Zabergja, të cilët humbën të afërmit në sulmin e Mynihut.
Babai i djalit të vetëm, Dijamantit, lutet që vrasësit të mos quhen mysliman, të krishterë apo ortodoks.
Ata tashmë janë kthyer nga Gjermania, për të kryer ceremonitë mortore të më të dashurve të tyre.
Kronikë nga Artiana Matoshi.