Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389

Thaçi: Nderim të përjetshëm për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi

$
0
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar datën e sotme, kur pesë vjet më parë, është marrë vendimi për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 nga strukturat e Serbisë.

Ai e ka kujtuar edhe rënien e Enver Zymberit.

“Pikërisht në këto momente, pesë vjet më parë, si kryeministër i vendit, pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam marrë vendimin për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 nga strukturat paralele dhe paramilitare të Serbisë, që ishin instaluar dhunshëm me vite të tëra.

Gjatë këtij aksioni, ra heroikisht në krye të detyrës Heroi i Kosovës, Enver Zymberi.

Falë këtij aksioni dhe sakrifice, pikat kufitare tani menaxhohen nga Policia dhe Dogana e Kosovës, dhe që nga ajo kohë kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se data e 25 korrikut është dita e bashkimit territorial të shtetit të Kosovës.

“U hoqën barrikadat për herë të parë. U organizuan zgjedhje në nivel lokal e qendror, si dhe në veriun e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. 25 korriku i vitit 2011 është dita e fillimit të integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës dhe njëherësh goditje ndaj ndikimit të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës”.

“Nga ajo kohë është bërë shumë, por na mbetet edhe më tepër për të bërë. 25 korriku është dita e bashkimit territorial të shtetit të Kosovës. Nderim të përjetshëm për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi!”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389

Trending Articles