Të gjitha veprimet e Opozitës po bëhen nga “etja e tyre shumë e theksueshme për pushtet” ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratik të Kosovës, Adem Grabovci, në një konferencë për media, ku deputetët e PDK-së bënë një rezyme të punës së tyre për fundvit, njofton Klan Kosova.
Deputet e PDK-ës në këtë organizim të fundvitit theksuan rezultate e arritura, por edhe sfidat më të cilat u përballën në vitin e tyre të parë në këtë mandat.
Grabovci fajësoi Opozitën se krijoi një vakum institucional prej gjashtë muajsh në Kosovë.
Ndër të tjera Shefi i GP-së të PDK-së, shtoi se një ndër sfidat kryesore dhe më të rëndësishme të këtij viti ishin ndryshimet kushtetuese të nevojshme për miratimin e Gjykatës Speciale.
klankosova.tv