Në orët e vona të së dielës, ndodhi një shpërthim në qytetin Ansbach të Gjermanisë ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Ende janë të paqarta rrethanat e këtij shpërthimi ndonëse hetimet e para të ekipeve rezultojnë që shpërthimin mund ta ketë shkaktuar një bombolë gazi, njofton Klan Kosova.
Raporti i fundit i ekipeve emergjente dhe nga policia gjermane poashtu, thotë se deri tani është vetëm një i vdekur dhe të paktën 11 të lënduar nga plagët e marra nga zjarri që ndodhi brenda një restoranti në Ansbach, njofton Klan Kosova.