Policia e Gjermanisë ka arrestuar një 16 vjeçar me prejardhje nga Afganistani të dielën nën dyshimin se ka një lidhje me vrasjen e nëntë personave në Mynih, mes tyre tre shqiptarë, nga një 18 vjeçar gjermano-iranian, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova.
I riu afgan po hetohet për mos-raportim të rastit pasi që ishte në dijeni për planet e vrasësit që më pas ekzekutoi edhe veten, thuhet në njoftim të policisë.
“Ekziston një dyshim i bazuar se 16 vjeçari ka qenë në dijeni për sulmin e së premtes”, njofton policia.
Organet e rendit njoftojnë se pas marrjes në pyetje të afganistanasit janë gjendur kundërthënie në deklaratën e tij, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Një grup i njësitit special të policisë e arrestuan 16 vjeçarin rreth orës 18:00 pasdite në një apartament në Mynih.
klankosova.tv