Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Hamiti: Sulmet vrastare janë rezultat i fanatizmave dhe injorancës fetare

$
0
0

Aktet vrastare në emër të fesë që po ndodhin çdo ditë në vende të ndryshme të botës islame, sipas profesorit të Fakultetit te Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, “janë rezultat i fanatizmave, injorancës dhe urrejtjes së skajshme ndërsektare në vendet e Lindjes së Mesme”, njofton Klan Kosova.

“Aktet vrastare ne Kabul, Irak, Siri si dhe në botën islame në përgjithësi, të cilat ditë e përditë po shuajnë jetëra të pafajshme të bashkëqytetarëve të vet, janë rezultat i fanatizmave, injorancës dhe urrejtjes së skajshme ndërsektare. Aq me keq, aktorët vrastarë pretendojnë se janë besimtarë të devotshëm e të sinqertë të Zotit si dhe pasues të denjë të të dërguarit të Tij”, shkruan Hamiti në llogarinë e tij në Facebook.

“Kjo pjesë e botës, përderisa nuk i lirohet nga këto sëmundje sektare me orientime fanatik dhe radikal, nuk do të shoh ditë të mira dhe as që do të ketë të ardhme civilizuese e prosperuese”.

“Pikërisht për këtë, ne duhet të qëndrojmë sa më larg kësaj sëmundjeje epidemike, dhe në asnjë mënyrë të mos bëhemi pjesë e fanatizmave të verbër fetar, të cilat si në të kaluarën historike ashtu edhe sot, shoqëritë e këtij soj i kanë shpirë në humnerë të dhimbshme”.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>