Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Vëllai i Obamës përkrahës i flaktë i Donald Trump

$
0
0

Gjysmë-vëllai i Presidentit amerikan, Barack Obama, do që Amerika të bëhet përsëri e mrekullueshme prandaj ai do të votojë për Donald Trump, i cili edhe sloganin e fushatës e ka  – “Make America great again”.

“Më pëlqen Donald Trump sepse ai flet nga zemra e tij”, thotë Malik Obama për The New York Post, nga shtëpia e tij në fshatin Kogelo në Kenia, njofton Klan Kosova.

“Slogani i Donald Trump është një slogan i mrekullueshëm. Do të doja madje të takohesha me të”.

Malik Obama i cili është 58 vjeçar dhe përkrahës i kamotshëm i Demokratëve thotë se është shumë i dëshpëruar në vëllanë e tij Barack dhe se pikërisht ky dëshpërim e ka shtyrë të ndërrojë partinë.

Ai thotë po ashtu se është i dëshpëruar se Hillary Clinton, sa ishte sekretare e shtetit, dhe Obama vranë liderin libian Moammar Khadafy-in, të cilin ai e kishte një nga shokët më të mirë.

oba

Obama pohon se e ka ndërmend të udhtojë për në ShBA në nëntor, në kohën kur janë zgjedhjet dhe të votojë për Trump-in.

Malik që ka dyshtetësi, atë amerikane dhe keniane, dikur jetonte në Maryland, ku kishte punuar për shumë vite si llogaritar dhe pikërisht në atë vend është i regjistruar për të votuar.

Marrëdhëniet mes vëllezërve u prishen, kur Malik po garonte për guvernator të Siaya-s në Kenia në vitin 2013 dhe Barack, siç thotë Malik, nuk e ndihmojë fare.

Malik Obama humbi garën dhe kampanja që i kushtojë 20.000 dollar doli vetëm shpenzim i panevojshëm.

“Politika duket se nuk është diçka që unë mund ta bëj”, thotë Malik për The Post.

“Sinqerisht, do të jem shumë i lumtur kur vëllai im ta përfundojë mandatin dhe më në fund do të largohem edhe unë nga qendra e vëmendjes dhe do jem në gjendje të jetoj normal”.

for tra

klankosova.tv

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380