Një shofer rus ka humbur kontrollin e mjetit të tij teksa u përplas me barrierën para se të binte në anën tjetër të rrugës, dhe që fatmirësisht shpëtoi i palënduar.
Pamjet shokuese tregojnë rrugën e mbuluar nga akulli në një rrugë në Sochi, në jug të Rusisë, para se drejtuesi i një Range Roveri të bardhë të shfaqej në kamera me një shpejtësi të madhe dhe të humbte kontrollin duke u përplasur me barrierën, transmeton tch. Vetura u përplas me murin para se të fluturonte në ajër dhe të binte në anën tjetër të rrugës.
Pamjet nga një kamerë tjetër e sigurisë tregojnë veturën që bie në tokë e prishur keqas, dhe tymin që del nga mjeti.
Shoferi i veturës ka kërkuar ndihmë dhe dikush ndaloi mjetin e tij për ta ndihmuar duke i hapur derën e mjetit të shkatërruar. Fatmirësisht shoferi kishte shpëtuar pa asnjë lëndim.