Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Hoxhaj viziton familjen Segashi, vendos lule në vendin e ngjarjes (FOTO)

$
0
0

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka arritur në mbrëmje në Mynih ku e ka vizituar familjen Segashi, e cila ka humbur vajzën 14 vjeçare në ngjarjen e djeshme, njofton Klan Kosova.

Hoxhaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe shumë të afërmëve tjerë të mbledhur për t’i qëndruar afër familjes në këto momente të vështira.

“Jam këtu me ju të shpreh ngushëllimet e mija dhe të qytetarëve të Kosovës. Të marrë pak nga dhimbja juaj e madhe që keni sot. Ne si shtet i Kosovës do të jemi pranë jush si çdo shqiptar në këto orë”, ka thënë Hoxhaj.

Më pas, ministri Hoxhaj ka vizituar edhe vendin ku ka ndodhur tragjedia duke vendosur lule pikërisht në njërën nga pjesët ku ka pasur viktima më shumë.

Gjatë qëndrimit në Mynih, Hoxhaj është pritur edhe nga Ministria e Shtetit të Republikës së Bajernit, Beate Merk.

Ministri Hoxhaj ka ndryshuar agjendën e tij të vizitës zyrtare në Berlin menjeherë pas ngjarjes duke udhëtuar drejt Mynihut për të shprehur dhimbjen dhe solidarizimin me familjet kosovare të prekura mbrëmë, njofton Klan Kosova.

13819677_10210273461498001_394058519_n 13814490_10210273460657980_597881519_n


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>