Këngëtarja 40 vjeçare, Sia, është e njohur për paruken e saj të famshme që po ia mbulon fytyrën, meqë thuhet se vuan nga emocioni që i sjellë skena.
“Nuk më pëlqen të performoj. Frikësohem me të vërtetë”, ka deklaruar ajo gjatë intervistës për GMA.
“Kam qarë në dhomën e zhveshjes”, ka zbuluar ajo. “Jam shumë frikacake dhe mendoja se nuk do të jem në gjendje t’i kap notat e larta dhe doja që t’i pëlqej të gjithëve. Është e frikshme të performosh”, ka përfunduar ajo, transmeton Klan Kosova.