Videoselfie i kësaj mbrëmjeje u rezervua për Blendi Fefziun.
Kjo rubrikë e emisionit NIN në Klan Kosova, shfaqi se si Blendi me miqtë e tij i vizitojnë vendet turistike në Kamboxhia dhe Vietnam.
Njëra ndër pikat e vizituara ishte edhe një tempull, i cili sipas gazetarit vlerësohet si një nga shtatë mrekullitë e botës.
I ndërtuar para 1000 vjetësh, Fevziu sqaroi se si këtij tempulli i janë dashur 37 vjet që të ndërtohet dhe se 400 mijë njerëz kanë punuar në të.
Këtë videoselfie të veçantë të Fevziut, e cila përfundon me një fotografi para flamurit vietnamez, mund ta ndiqni në tërësi në videon e mëposhtme: