Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Nazmi Musa: Donacionet nga Bursa nuk kanë prapavijë politike

$
0
0

Në Kosova Direkt u raportua nga Gjilani, aty u diskutua rreth çështjes së disa donacioneve që janë shpërndarë në shkollat e kësaj komune nga qyteti turk i Bursës.

Për më shumë detaje foli Nazmi Musa, Drejtor i drejtorisë së Arsimit në Gjilan, i cili mirëpriti këtë bashkëpunim ku qyteti i Bursës ka ofruar vendit. Sipas Musës, ky është një bashkëpunim që ka qëllim përmirësimin e cilësisë në arsim dhe që nuk përmban prapavijë politike.

‘’Pas vizitave të ndërsjellta kanë rezultuar disa donacione të cilat janë shpërndarë – libra, projektorë, tabela të mencura, e mjetë të ngjashme. Librat të cilat i kemi marrë janë për komunitetin turk dhe një pjesë tjetër për Bashkësinë Islame. ‘’

‘’Ndarja e donacionit nuk është e përcaktuar, por ne i kemi marrë masat për ta bërë këtë gjë. Me qytetin e Bursës në Turqi kemi bashkëpunim për përmirësimin e cilësisë në arsim, pasi kohë më parë kemi nënshkruar një protokol, me të cilin u është dhënë nxënësve të qytetit që të shkojnë për dy muaj në studime komplementare në Bursa.’’

‘’Nuk mendoj që ky donacion ka prapavijë politike, por është krejtësisht për përmirësimin e cilësisë. Asnjë shkollë që nuk është e politizuar nuk duhet të mbyllet. Një numër i madh i nxënësve tanë është duke shkuar në ato shkolla, ku po tregojnë cilësi të lartë.’’/ KlanKosova.tv-

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>