Carlo Ancelotti ka thënë se Bayern Munich nuk ka nevojë për Leroy Sane.
Futbollisti i Schalke është përmendur si një nga transferimet e mundshme të gjigantit bavarez, ndër shumë skuadra tjera të interesuara për të.
Por tekniku italian ka thënë se skuadra është e komponuar mirë dhe nuk ka nevojë për lojtarë të rinj.
“Skuadra është shumë e mirë. Të gjitha pozitat janë të mbuluar mirë dhe ne nuk kemi nevojë për lojtarë të rinj”.
“Ne kemi lojtar të rinj shumë të mirë, të cilët kërkojnë mundësinë e tyre për të fituar përvojë”