Ata që kënaqin dëshirat seksuale mund të parandalojnë kilet e tepërta, falë një hormoni me emrin oksitocinë, i cili quhet ndryshe hormoni i dashurisë.
Kjo molekulë mund të reduktojë oreksin dhe dëshirën për të ngrënë mes vakteve. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, i cili është prezantuar së fundmi në një konventë shkencore në Portugali.
Ekspertët kanë monitoruar sasinë e oksitocinës në gjak për një numër të madh individësh të moshës 27-50 vjeç.
Analizat çuan në përfundimin se oksitocina mund të frenojë dëshirën për të ngrënë, shkruan shekulli. Pra prodhimi i saj nga organizmi, për shembull përmes aktivitetit seksual, mund të jetë një mënyrë e mirë për të rregulluar problemet e ushqyerjes, në mënyrë të veçantë abuzimin me ushqimin.