Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Asnjë informacion për shqiptaren e arrestuar në Francë

$
0
0

Policia në Elbasan nuk ka asnjë indikacion lidhur Enkelejda Zaçen, gruan e cila u ndalua nga policia franceze pasi dyshohet se ka pasur kontakt me terroristin Mohammed Lahouaiej Bouhel.

Sipas policisë franceze 34-vjeçarja Zaçe ka lindur në Elbasan dhe është e martuar me shtetasin Artan Henaj, 38 vjeç, me banim në Fier. Çifti u ndalua pasi nga investigimet e para ka rezultuar se terroristi ka pasur kontakte me ta para se të kryente masakrën. Media franceze njoftoi se Mohammed ka blerë një pistoletë tek Artan Henaj dhe madje i ka kërkuar edhe armë të tjera.

Drejtoria e Policisë Elbasan iu përgjigj interesimit të “Shekullit” se “nuk ka asnjë informacion nga autoritetet përkatëse lidhur me këtë shtetase. Njëkohësisht ajo nuk rezulton nën juridiksionin e kësaj policie”. Ndërkohë policia në Elbasan nënvizon se “deri më tani nuk dihet as vendbanimi i familjarëve të saj në Elbasan”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>