Tom Sizemore u arrestua të martën për dhunë në familje, konfirmon revista People, transmeton Klan Kosova.
TMZ raporton se aktori 54 vjeçari është ndaluar nga policia pas një grindje të dyshuar me të dashurën e tij në të cilën ajo pretendon se ai e goditi në fytyrë dhe në kokë.
Kjo është hera e dytë që aktori është arrestuar për dhunën në familje.
Në vitin 2003, Sizemore u dënua me gjashtë muaj burg për dhunë ndaj ishte të dashurës së atëhershme, Heidi Fleis, gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare.