Më shumë se 20 njerëz në Gjermani janë plagosur, pasi një njeri me një sëpatë u tërbua në një tren, njoftojnë mediat gjermane, transmeton Klan Kosova.
Një operacion policor duke përfshirë edhe një helikopter është duke u zhvilluar në Heidingsfeld, një pjesë e qytetit të Wurzburg në Gjermaninë jugore.
Mediat gjermane kanë raportuar se 21 persona ishin plagosur dhe një i dyshuar duket se është qëlluar.
Linja e trenit mes Würzburg-Heidingsfeld dhe Ochsenfurt është e mbyllur.