Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social facebook, njoftoi se ishte pjesë e një mbrëmjeje homazhi në nderim të viktimave të sulmit në Nice të Francës, njofton Klan Kosova.
Duke iu referuar ngjarjes të së enjtes që ndodhi në Nice të Francës, ku 84 persona mbetën të vdekur nga shtypja e qëllimshme e njerëzve me kamion nga një sulmues frank-tunizian 31-vjeçar, Presidenti Thaçi tha se bota duhet të bashkohet kundër terrorizmit me qëllim që ta ruaj lirinë, njofton Klan Kosova.
Për më shumë lexoni statusin e plotë të Presidentit Thaçi:
‘’Në një mbrëmje homazhi, kujtuam edhe njëherë viktimat e sulmit në Nice të Francës, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin francez. Atë ditë, në Nice, një manifestim i lirisë u shndërrua në mort. Bota duhet të bashkohet rreth luftës kundër terrorizmit me qëllim që ta ruajë këtë liri, për të cilën miliona njerëz sakrifikuan. HTH’’