Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë njoftimin se është dënuar nga shtëpia europiane e futbollit – UEFA.
Dënimi ka ardhur për shkak se një fishekzjarr nga sektori i tifozëve shqiptarë është hedhur në fushën e lojës.
FSHF do të duhet ta paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh, për shkak të këtij veprimi të tifozëve.
Paraprakisht UEFA e kishte dënuar edhe Kroacinë për të njejtën gjë, por me një gjobë prej 100 mijë eurosh.