Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Arrestohet 24-vjeçari nga Lezha, fshehu krimin

$
0
0

Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ditën e sotme është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi është i akuzuar për moskallëzim krimi, lidhur me një vrasje të ndodhur katër vite më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Nikolin Ndoka, banues në Kallmet të Lezhës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me një vendim të 23 korrikut 2015, e ka dënuar 24-vjeçarin me 2 vite burg për veprën penale “Moskallëzim krimi”, ndërkohë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit 8 muaj burgim.

Ndoka “ka pasur dijeni për ngjarjen e ndodhur me datë 04.09.2012 ku mbeti i vrarë shtetasi D.B. dhe nuk ka njoftuar”, njoftojnë burime zyrtare nga policia.

Materialet për këtë rast u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>