Autoritetet turke në qytetin e Stambollit, e kanë anuluar marshin e parvjetshëm në përkrahje të komunitetit LGBT , që ishte paraparë të mbahej në fund të këtij muaji, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Shkak është thënë të jetë çështja e sigurisë dhe shqetësimet se do të prishej rendi dhe qetësia publike.
Ky anulim, që ka hasur në kundërshtimin e organizatorëve të këtij marshi, ka ardhur pasi ultra-nacionalistët dhe grupet konzervative, kishin deklaruar se nuk do të lejojnë që “degjenerimi” ta pushtojë Turqinë.
Urdhëresa për anulim, thotë e çdokush që do të shkojë në paradë, do të përballet me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.
Organizatorët e marshit që do të mbahej me 26 qershor, kanë thënë se kjo është shkelje flagrante e kushtetutës dhe se do të ndërmarrin veprime ligjore.