Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38386

Tatuazhet unike të Sam Smith

$
0
0

Sam Smith s’ka bërë vetëm një tatuazh të ri, tani ai ka në trup diçka që gjithmonë do t’ia kujtojë se çka ka rëndësi për të.

Kantautori britanik i cili është 23 vjeçar, ka publikuar në profilin e tij në instagram dizajnin e tatuazhit të tij më të ri. Në gishtin e tij të unazës ai ka stampuar shenjën e “barazimit” me ngjyrë të kuqe kurse në të dy krahët e tij, ai ka bërë dy mbishkrime. Por një gjë duhet pranuar, tatuazhet e Sam Smith janë shumë unike, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu i ka prezantuar shumë denjësisht idetë e tij rreth këtyre tatuazheve, duke dhënë përshkrime te detajuara për kuptimin e secilës.

“Në gishtin tim martesës kam vizatuar shenjën e “barazimit”. Ky tatuazh është vetë-shpjegues. I tregon pikëpamjet e mija sa i përket martesës në mes homoseksualëve dhe barazinë në mes njerëzve”, ka shkruar Smith në Instagram.

Samm 1 - Copy Saamm - Copy

Ndërsa, sa u përket mbishkrimeve në të dy krahët Smith ka thënë:

“Tatuazhi në krahë e kam bërë pasi jam inspiruar nga trupi i një mumieje që ishte varrosur i vetëm në akull”. Këtu ai i referohet mbishkrimit “alone” – i vetëm –  që është stampuar në krahun e tij të majtë.

Sammmmmmm 9

Kurse në të djathtin ai ka shkruar “honesty” – sinqeritet.

“I sinqertë. Kjo është ajo që premtoj se do ta bëj me muzikën time. Do të jem i sinqertë.

Sammmm 6


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38386