Këngëtari i shumë hiteve, Blerim Muharremi i njohur ndryshe si Blero pas lojës Francë-Shqipëri ku kjo e fundit ka pranuar dy gola ka kujtuar tifozin e njohur si Ballisti.
“Njeri i cili është dashur të jetë në mesin e tifozëve Kuq e Zi !!! Asnjë tjetër tifoz nuk e ka merituar më shumë se Ballisti të jetë prezent sonte” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Klan Kosova.