“Ne nuk kemi ardhur për ta devijuar rrugën e klasës politike, por për të mundësuar uljen në tryezë të palëve që të paraqesin bindjet e tyre”, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i pyetur për takimet e Ilir Metës me akterët politik në Kosovë.
“Mesazhi i Kerryt është dëgjuar në Tiranë me shumë kujdes, me shumë vëmendje. Unë mendoj që ne duhet të përdorim ç’kemi mundësi për t’i shërbyer asaj që ne na mungon rëndom: dialogut”.
“Natyrisht palët kishin opsionet e veta, por zoti Meta ishte shumë këmbëngulës në kërkesën e tij për të pasur diskutime”.
klankosova.tv