Roma edhe zyrtarisht ka nisur bisedimet me Arsenalin mbi arritjen e marrëveshjes së përhershme me portierin Wojciech Szczesny.
polaku ka kaluar sezonin e kaluar si u huazuar te skuadra e Romës dhe është shprehur se do të jetë i lumtur nëse qëndron në kryeqytetin italian.
Edhe Roma është e interesuar për ta mbajtur atë, pasi ka pasur paraqitje bindëse në portë tërë sezonin.
Por raportohet se ai mund të kalojë në Itali edhe për një vit si i huazuar, transmeton Klan Kosova.