Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Dëshmitari i masakrës së Orlandos: U shtira si i vdekur për të shpëtuar

$
0
0

I mbijetuari i sulmit në Orlando i cili u qëllua tri herë e ka përshkruar si e ka luajtur rolin e të vdekurit, transmeton Klan Kosova.

“M’u desh të shtiresha si i vdekur për të shpëtuar”, kjo është pjesë nga rrëfimi i njërit prej të mbijetuarve të paktë të masakrës në klubin e homoseksualëve të Orlandos, në SHBA. Angel Coton thotë se ka shpëtuar prej një mrekullie.
Por duket se çasti më i tmerrshëm për të nuk kishte ardhur ende.

“Në këtë moment dikush u fut në dhomë. Ai qëlloi vajzën ngjitur me mua. Aty mendova: tani është radha ime, jam i vdekur. Ai shkrepi armën, por për fat të mirë plumbi nuk më kapi kokën, por dorën. Me siguri ka kujtuar se unë isha i vdekur dhe u largua”, tha i mbijetuari.

Për të mbijetuarin, oficeri i policisë që e largoi më pas ishte një hero, të cilin tani kërkoi ta njihte personalisht. Omar Mateen, agresori i kësaj masakre rezulton se ka qenë një klient i rregullt i “Pulse Club”, ku kreu edhe vrasjet më të rënda në SHBA të viteve të fundit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>