Në ndeshjen e grupit F mes Portugalisë dhe Islandës golin e parë e ka shënuar Luis Nani, për epërsinë e portugezëve.
Me këtë gol të shënuar Nani ka arritur që emrin e tij ta shënojë në historinë e Kampionatit Evropian.
Kjo pasi goli i tij është i 600-ti i realizuar në këtë garë, transmeton Klan Kosova.