Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Kjo është këshilla e lojtarit rus për vëllezërit Xhaka

$
0
0

Në kombëtaren ruse luajnë dy vëllezër, Aleksei dhe Vasili Berezutski.

Ky i fundit ka pasur edhe një këshillë për Taulant e Granit Xhakën.

Vasili thotë se e kupton atë çka mund të ndjejnë dy vëllezërit, sepse edhe atij i kishte ndodhur një herë të luante kundër vëllait të tij.

Ai gjithashtu dha një këshillë për vëllezërit shqiptarë që të mos harronin që pavarësisht të gjithave ishin vëllezër, transmeton Ora News.

“Ne kemi luajtur përballë njëri-tjerit. Ndodhi shumë kohë më parë, ndoshta 16 vjet më parë. Aleksei luante për Chernomorets dhe unë luaja për Torpedo. Ishte gallatë, pasi arbitri na shikonte duke shtyrë njëri-tjetrin me shaka në fushë dhe na tha se nuk do t’i binte bilbilit nëse ne do bënim faull ndaj njëri-tjetrit. Çfarë mund t’u them vëllezërve Xhaka? Mos harroni që jeni vëllezër. Luani futboll dhe përpiquni të bëni qef” tha Berezutski.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>